Nga pallati i bardhë opozitarë i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, deputet i opozitares ka publikuar “bombë” të re në të cilën është përgjuar një bisedë e ish kryeministrit Zaev, të cilin Milloshovski pohoi se e ka marrë nga një qytetar.
Në bisedën e publikuar dëgjohet zëri i ish kryeministrit Zoran Zaev për të cilin Milloshovski thotë se tashmë nuk ka nevojë të vërtetohet nëse ky është zëri i tij, sepse për bombën e parë që e publikoi Milloshovski, Zaev nga Prilepi kishte pohuar se është zëri i tij.
Milloshovski deklaroi se sipas bisedës Zaev ka qenë në koordinim të ngushtë me ish shefen e PSP-së, Katica Janeva. Milloshovski shton se ky incizim është tregues se pse Zaevi është ngutur ta sjell ligjin për PP, që në të ardhmen këto “bomba”, të mos mund të jenë dëshmi./Tv21/