Dështoi miratimi i ligjit, Bujar Osmani paralajmëron veting brenda BDI-së

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në një prononcim për media gjatë ditës mes tjerash, ka folur për vetingun. Osmani pohoi se pasiqë ligji i vetingut nuk u miratua në Kuvend i njëjti do të implementimeta brenda për brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, raporton TV21.

Osmani deklaroi se vetingu do t’i përfshijë të gjitha degët, qoftë edhe atë më të voglën, të gjithë personat që sipas Osmanit duan të kenë pozitë do të duhet të kalojnë procesin e vetingut brenda partiak.