Milloshoski i është përgjigjur Osmanit: Nëse paraqitesh në Komision, i ndërpresim protestat

Deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Komisionit për punë të jashtme, Antonio Milloshoski i është përgjigjur ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ka thënë, se nëse Osmani paraqitet në Komision dhe referon për udhëzuesin për të cilin negocionon me Bullgarinë, partia opozitare do t’i ndërpresë protestat, mëson TV21.

Paraprakisht, Milloshoski paralajmëroi se për nesër, në ora 15:00 do të caktojë seancë dhe do ta ftojë Osmanin, që të paraqesë propozim-planin aksionar dhe propozim-udhëzuesin për të cilin kryeministri Zoran Zaev dhe i dërguari special Vllado Buçkovski e negociojnë me Sofjen.

Osmani ka deklaruar se do të bëjë tërë përpjekjen, që nesër të arrijë në Shkup, ndërkohë i ka rekomanduar Milloshoskit, që të thërrasë seancë edhe për emërimin e ambasadorëve të ri./TV21