Milloshoski do të dorëzojë “bomba” të reja tek Ruskoska

Gjatë ditës së djeshme ish-deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, njoftoi se do t’i dorëzojë incizime të reja kreut të Prokurorisë për krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska në lidhje me rastin “Reketi”.

“Me iniciativën time, do të takohem me znj. Villma Ruskovska. Qëllimi i takimit është që t’i dorëzojë Prokurorisë materialin audio ku dëgjohet zëri i ish-kryeministrit Zoran Zaev”-ka shkruar mes tjerash Milloshovski.

Ndërsa në seancën e djeshme, prokurorja Vilma Ruskovska kërkoi, ndërsa gjykata i mbylli dyert për gazetarët dhe opinionin në gjykimin e rastit “Reket”. Bisedat që në Prokurori i ka dorëzuar tashmë i dënuari Zoran Milevski, i dëgjuan vetëm gjykatësit.

Ndonëse Katica Janeva dhe Boki 13 kërkuan që edhe opinioni të dëgjoj bisedat. Roskovska këmbënguli që salla e gjykatës të zbrazet. Në biseda janë përmendur emra të cilëve mundet t’i dëmtohet imazhi, prandaj përmbajtja e USB-së së Kiçeecit mbeti sekret.