Miliarderi populist i krahut të djathtë, Andrej Babis fitoi zgjedhjet parlamentare në Republikën Çeke, pasi partia e tij ANO mori 36% të votave – me 95% të zonave zgjedhore të numëruara, raportoi sot Zyra e Statistikave Çeke.
Pas katër vitesh në opozitë dhe një humbjeje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023, Babis, 71 vjeç, është rikthyer në politikë.
e rreth 95 për qind të votave të numëruara, rezultatet treguan se lideri i partisë populiste ANO, është fitues i qartë. Megjithatë, ai nuk ka shumicën e vendeve në parlament, gjë që nënkupton përpjekje të ndërlikuara për të gjetur partnerë koalicioni.
Shumë analistë sugjerojnë se kjo mund të përfshijë edhe partinë ekstremiste të djathtë SPD, e cila ka kërkuar që Republika Çeke të tërhiqet si nga Bashkimi Europian, ashtu edhe nga NATO.
“Nëse qeveria do të varet nga pozicioni apo mbështetja e SPD-së, situata do të bëhet shumë e komplikuar,” – tha për REL këshilltari për politikën e jashtme i presidentit çek, Petr Pavel, Jan Machacek, ndërsa po shpalleshin rezultatet.
© SYRI.net