Pak javë më parë Newcastle kaloi në ‘duart’ e sheikëve arab, shkruan lajmi.net.
Rrugën e Newcastles duket se do ta ndjek edhe West Hami, por ‘Çekanët’ do t’i marrë në dorë një miliarder çek.
Miliarderi çek Daniel Kretinsky është afër të blejë një pjesë të aksioneve të klubit.
Pronarët aktual të klubit janë të hapur të pranojnë investitorë, dhe thuhet se Kretinsky mund të blejë rreth 26% të aksioneve.
“Çekanët” kanë plan të rrisin investimet në merkato, e me ardhjen e miliaderit çek sigurisht që do të shoheshin edhe ambiciet e klubit/
West Hami është duke zhvilluar një sezon mjaft pozitiv pasi momentalisht ndodhet në pozitën e katërt në Premier Ligë, në Evropa Ligë janë lider të grupit, ndërsa vetëm pak ditë më parë eliminuan Man City nga Carabao Cup.