Miley Cyrus ka shpjeguar pse nuk e konsideron turneun si “të shëndetshëm” për të.
Këngëtarja vendosi të bënte një pushim nga performancat në maj 2023, duke thënë: “Nuk mund të bëj një turne tjetër”.
Duke shpjeguar se “të këndosh për qindra mijëra njerëz nuk është gjëja që më pëlqen”, Cyrus tha: “Pas shfaqjes së fundit që bëra, e pashë disi më shumë si një pyetje. Dhe nuk mundem. A dua ta jetoj jetën time për kënaqësinë apo përmbushjen e dikujt tjetër përveç për kënaqësinë time?”.
Lajmi ndau fansat, gjë që e shtyu këngëtaren të lëshonte një deklaratë, ku thoshte se vendimi i saj nuk buronte nga “mungesa e vlerësimit” për ndjekësit e saj.
Tani, në një intervistë të re, ish- ylli i “Hannah Montana” është hapur për ndikimin negativ që ka turne mbi të.