
Milani planifikon që ta blejë përfundimisht Alessandro Florenzin.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari pritet të nënshkruajë marrëveshje së shpejti me “kuqezinjtë”.
Mësohet se shuma e transferimit të tij te kampionët e Italisë do të jetë më e vogël se 4.5 milionë euro.
Florenzi pati një sezon të mirë me Milanin duke qenë kontribues në triumfin e skuadrës në “Scudetto”.



