Milani i ri i Ragnick, Bennacer lideri i skuadrës

Ende pa rifilluar sezoni tek Milani janë me mëndjen tek e ardhmja. Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare sipas “Gazzetta dello Sport”, Ralf Ragnick do të jetë timonieri i ri i kuqezinjve, duke treguar dhe skuadrën e sezonit të ri. I njohur për faktin se pëlqen shumë futbollistët e rinj në moshë, përforcon akoma më shumë të ardhmen e Bennacer te Milani.

Jo vetëm algjeriani shihet si një pikë fikse e trajnerit gjerman. Nëse qëndron, Donnarumma pritet të marë përgjegjësitë në portën kuqezi, për t’i dhënë më shumë siguri skuadrës. I përshtatshëm me strategjinë e Ragnick është edhe profili i mbrojtësit Theo Hernandez, që ashtu si Bennacer plotëson kriteret, i ri, gjithmonë në përmirësim dhe perfekt për profesorin e rij. Nuk diskutohet në këtë strategji as kapiteni alessio romagnoli, që shihet si një kolonë e fortë e kësaj skuadre.

Calhanoglu që gjithmonë është përfolur për një largim pëlqehet shumë nga trajneri i ri, për cilësitë që zotëron dhe interpretimin e lojës së aplikuar nga Ragnick. Në pritje të konfirmimit të gjermanit duhet mësuar se kush do të jetë pasuesi i Lucas Biglia ose më saktë partneri në mesfushë i Bennacer. Për momentin, bëhen të ditura cilësitë e lojtarit, një mesfushor mbrojtës me cilësi të mira atletike. Një profil që i shkon për shtat Bakayoko, që nën drejtimin e Gatusos kishte bërë paraqitje të mira.

Kostoja e mbylljes së kalimit përfundimtar në Milanello stopon disi drejtuesit që hedhin sytë tek talenti 20-vjeçar i Benfikës, Florentino Luis, që ka bërë mirë edhe me kombëtaren e të rinjve të Portugalisë. Një pikë e fortë diskutimi është se kush do të jetë sulmuesi kryesor i skuadrës, ai që do të garantojë golat.

Nëse ibrahimovic rinovon ose jo ky nuk është problem, pasi Milani kërkon një sulmues edhe për të ardhmen, me Jovic dhe Milik gjithmonë e më pranë kuqezinjve. Serbi nuk ka lënë shenjë në Madrid ndërsa polakut i përfundon kontrata me Napolin pas një viti. Tek Milani janë në kërkim të një numri 9 të garantojë golat, pasi ende në ato anë kujtohet Pippo Inzaghi.