Milani i bashkohet garës me skuadrat e mëdha për Ryan Gravenberch

Ryan Gravenberch do të largohet nga Bayern Munich pas vetëm një viti qëndrim në Allianz Arena.

Mesfushori holandez u bashkua me bavarezët nga Ajaxi, por në vitin e tij të parë nuk ka bindur me atë çfarë ka treguar në fushë.

20-vjeçari edicion e fundit ka zhvilluar 30 ndeshje me Bayernin, kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në një tjetër.

Liverpool dhe Newvastle United e duan atë, por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti italian AC Milan.

Rossonerët janë duke kërkuar ta përforcojnë repartin e mesfushës dhe Gravenberch shihet si futbollisti i duhur.

Calciomercato ka raportuar se trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e holandezit në San Siro.

Gravenberch ka vendosur të largohet nga Bayern, derisa tani mbetet të shihet se cila skuadër do ta fitoj garën për të.

Bayern është gati ta lejoj largimin e talentit holandez nëse vije një ofertë prej 30 milionë eurove.