Milan do ta transferojnë Renato Sanchesin gjatë merkatos së verës.
‘Rossoneri’ lidhen me lojtarin tash e disa kohë, por duket se vetëm së fundmi kanë arritur të mbyllin marrëveshjen.
Sipas Vitiello, marrëveshja finale për Renato Sanches përfshinë 20 milionë euro.
Sa i përket aspektit personal për kushtet e lojtarit, gjithçka është në hapat e fundit.
Portugezi pritet të kalojë te kampionët e Serie A gjatë kësaj vere.




