Milaim Zeka ironizoi me të, reagon Fjolla Morina

Së fundmi gazetari Milaim Zeka, ka publikuar një postim në Facebook ku, ironizoi me çantën 4000 euro të artistes Fjolla Morina, të cilën ja ka ngrënë qeni.

“Edhe mua më ka kafshuar qeni një sen, qëllimisht nuk po ua tregoj cilin pasi vlerën e atij seni nuk e kam caktuar”, ka shkruar ai, shkruan lajmi.net.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i artistes e cila tha se e di se çfarë i ka ngrënë por nuk do të flas.

“Unë e di cilin sen i ka ngrënë po nuk dua të tregoj”- shkroi ajo. /Lajmi.net/