Mijëra ukrainas nga e gjithë bota kthehen në vendlindje

Ukrainian refugees walk along vehicles lining-up to cross the border from Ukraine into Moldova, at Mayaky-Udobne crossing border point near Mayaky-Udobne, Ukraine, Saturday, Feb. 26, 2022. The U.N. refugee agency says nearly 120,000 people have so far fled Ukraine into neighboring countries in the wake of the Russian invasion. The number was going up fast as Ukrainians grabbed their belongings and rushed to escape from a deadly Russian onslaught. (AP Photo/Sergei Grits)

Ndërsa mijëra refugjatë po largohen nga Ukraina nga lufta, emigrantët e tjerë ukrainas u rreshtuan të hënën me orë të tëra jashtë stacionit të trenit Przemysl në Poloni për t’u kthyer në shtëpi.

Derisa konflikti hyn në javën e tretë, gjithnjë e më shumë emigrantë ukrainas nga e gjithë bota kanë vendosur të kthehen në vendin e tyre.

Që nga fillimi i pushtimit rus, 186 mijë njerëz janë kthyer në Ukrainë, 83 përqind e tyre ukrainas, sipas rojes kufitare polake, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Disa duan të kthehen për t’u bashkuar me familjet e tyre, të tjerë për të ndihmuar në çfarëdo mënyre që munden, qoftë si punonjës shëndetësorë ose me ushtri.

“Ne planifikojmë të kthehemi tek familja, dhe do të vendosim se çfarë do të bëjmë më pas”, tha 56-vjeçarja Olga Simanova.

Ajo udhëtoi gjatë gjithë rrugës nga Gjermania dhe planifikon të kthehet në Vinnica, një qytet në Ukrainën qendrore.

“Do të kthehem dhe do të ndihmoj. Unë jam një punonjëse shëndetësore”, thotë Iryna Orel, 50 vjeç, e cila tani jeton në Poloni.

Ajo do të shkojë në Odessa “dhe unë do të qëndroj deri në fund”, shton ajo.

Alexiey Osipov, 55 vjeç, ishte me pushime në Egjipt kur filloi lufta.

Tani ai po largohet nga familja në Poloni ndërsa kthehet në Ukrainë për t’u bashkuar me ushtrinë në Zaporizhzhia.

Një shtetas ukrainas, që jetonte në Seattle, tha se ai mbante një dron të dhuruar nga diaspora ukrainase atje për njerëzit në Lviv.