Mijëra udhëtarë potencialisht të infektuar kanë hyrë në Serbi, Ministri ngrit alarmin: Të gjithë në vetizolim

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq ka shfaqur shqetësimin për numrin e madh të personave që janë duke hyrë në Serbi.

Ai ka thënë për “TV Prva” se një numër i madh i automjeteve dje kanë qenë në kufi, por askush nuk ka hyrë në Serbi gjatë ndalesës së lëvizjes e vendosur nga ora 20:00 deri 05:00.

“Të gjitha thirrjet nuk kanë sjellë rezultat. Mbi 70 mijë njerëz kanë dashur të hyjnë në Serbi dhe kështu e kërcënojnë sigurinë shëndetësore. Nga 20:00 deri 05:00, veturat nuk kanë mundur të hyjnë në territorin e Republikës së Serbisë, kur është ndërperë ndalesa, disa janë kthyer prapa, e disa kanë hyrë në territorin tonë”, deklaroi ai. “Rreth 25 mijë persona janë nën masat e vetizolifimit”, shtoi Stefanoviq.

Ai ka shpjeguar se të gjithë atyre që vijnë u është dhënë propozimi i vetizolimit, por edhe karantina.

“Secilit prej tyre u janë caktuar masat e vetizolimit ose karantina. Të gjithë ata që kanë hyrë janë në vetëizolim”, theksoi ai. Ministri ka thënë se shumica e qytetarëve mbrëmë kanë respektuar kufizimet e lëvizjes të vendosura nga Qeveria e Serbisë.