Mijëra pjesëtarë të policisë e ushtrisë mobilizohen në Nepal pas përmbytjeve katastrofike

Një operacion masiv kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Nepal pas përmbytjeve shkatërruese që kanë goditur disa zona pranë kufirit me Tibetin.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Reduktimit dhe Menaxhimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë në Nepal, në operacion janë mobilizuar 9,260 pjesëtarë të policisë, ushtrisë dhe forcave të armatosura policore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ekipet e shpëtimit po zhvillojnë kërkime në disa zona të prekura nga vërshimet, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për gjetjen dhe shpëtimin e personave të zhdukur.

Autoritetet kanë publikuar edhe pamje nga terreni, të cilat tregojnë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në pjesë të ndryshme të vendit.