Mijëra palestinezë kthehen në veri të Gazës pas marrëveshjes së arritur për pengjet

Mijëra palestinezë të zhvendosur po kthehen në veri të Gazës këtë mëngjes, pasi u ndaluan për shkak të një mosmarrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit, raportoi të hënën BBC-ja.

Palestinezët ishte planifikuar të udhëtonin në veri të Korridorit Netzarim të shtunën, por turma të shumta mbetën duke pritur gjatë fundjavës ppër të kaluar nëpër brezin shtatë kilometërsh të tokës të kontrolluar nga Izraeli që shkëput Gazën veriore nga pjesa tjetër e territorit.

Ata u ndaluan nga trupat izraelite pasi Hamasi dështoi ta lironte pengun Arbel Yehud të shtunën.

Palët tani kanë arritur marrëveshje që ky person dhe dy pengje të tjerë të lirohen të enjten.

Raportohet se mbi gjysmë milioni palestinezë në Gazën jugore kanë pritur të kthehen për të parë se çfarë ka mbetur nga shtëpitë e tyre në veri.

Në rrugën kryesore që shkon drejt veriut, mijëra familje që kanë pritur për ditë të tëra kanë po lëvizin në këmbë.