Maqedoni Mijallkov pas lirimit nga burgu: Nuk arratisem, pse të arratisem

Mijallkov pas lirimit nga burgu: Nuk arratisem, pse të arratisem

“Nuk arratisem, s’kam nevojë të arratisem”, u shpreh Mijalkov derisa hyri në automjet ku e priti i biri i tij dhe sigurimi.

Atij si asnjë të burgosuri iu lejua automjeti të parkohet para portës së burgut “Shkupi” dhe hyrë menjëherë në automjet.

Mijallkov nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëe nëse do të mbesë në Shkup pas daljes nga burgu dhe po ashtu nuk komentoi se si i bindi gjyqtarët ta lëshojnë në liri.

Kujtojmë se lirimi i Mijallkov nga paraburgimi vjen pasi që ankesa e tij në Gjykatën e Apelit u pranua./Telegrafi/