Mijallkov nuk akuzohet më për përgjime, veprat iu vjetëruan, qytetarët do të paguajnë të gjitha shpenzimet për avokatët e tij

epa07180221 (FILE) Saso Mijalkov (C), former chief of Macedonian counter-intelligence, with his bodyguards leaves the court in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 15 November 2018 (issued 20 November 2018). Accordinf to reports, Saso Mijalkov, former chief of Macedonian counter-intelligence and close associate and a relative to the ex Prime Minister Nikola Gruevski, was arrested and taken into custody on 20 November on request of the special public prosecution. After Gruevski's escape to Hungary, upon having been sentenced to two years in prison, the Criminal Court in Skopje decided on custody as precaution for several close associates of Gruevski, who also are on trial for many criminal activities. Gruevski was granted political asylum by Hungary. EPA/GEORGI LICOVSKI

Gjykata Themelore Penale Shkup sot shënoi përfundimin e ndjekjes penale të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i akuzuar për përgjime masive të paligjshme nga viti 2008 deri në vitin 2015, të qindra qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesit e prokurorisë në këtë çështje kryesore të PSP-së e njohur si “Target-Fortesa”, sipas ndryshimeve në Kodin Penal më 6 shtator për asgjësimin e të gjitha rasteve të korrupsionit të lartë, thanë para gjykatës se aktet e bashkimit kriminal dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe kompetencave për të cilat akuzohet Mijalkov, absolutisht vjetërohen.

Sipas Kushtetutës, për të akuzuarin zbatohet gjithmonë ligj më i butë.

Prokurorët shpresojnë që kjo çështje të vazhdojë në pjesën e asgjësimit të pajisjeve me të cilat janë përgjuar qytetarët në mënyrë të paligjshme, por me riklasifikimin e veprave penale, siç kërkohet nga ndryshimet në Kodin Penal të sjellë nga kjo qeveri.

Prej këtu, tashmë të gjithë qytetarët e dëmtuar (të përgjuar), të cilët duan të marrin të drejtat e tyre në procedurë civile, do të mund të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti. Nuk ka asnjë të akuzuar dhe të dënuar për përgjimin – nuk ka nga kush të kërkohet dëmshpërblim.

Dëmin do ta paguajë shteti, gjegjësisht ne qytetarët.

Por, pas këtij dëmi, me ndryshimet në KP të iniciuara nga LSDM-ja, qytetarët do të duhet të kompensojnë Mijallkovin dhe të akuzuarit tjerë. Nëse do të kërkojnë, do të duhet të paguajnë të gjitha tarifat e avokatit, të gjitha paratë që dhanë për ekspertët e mbrojtjes, të gjitha ditët e qëndrimit në paraburgim.

Deputeti i partisë socialiste opozitare Ljupço Dimovski, si dhe gazetarja dhe biznesmenja Ivona Talevska, sot janë shpëtuar nga ndjekja penale, për rastin e PSP-së “Producenti”, e cila është për sponsorizimin e paligjshëm të çështjes së saj me para nga qytetarët, derisa ishte ministër i Bujqësisë.

Gjykata thekson se veprat penale të të pandehurve janë vjetëruar, sipas ndryshimeve në Kodin Penal të miratuar nga Kuvendi më 6 shtator.

Mijallkov, tanimë prej një viti është i burgosur në Strugë. Ai vjet në gusht filloi ta mbajë dënimin me burg prej tre vjetësh. Mijallkov vendosi të mos punojë, por ka shprehur dëshirë të ndihmojë në aktivitetet e përditshme të burgut në pozicionin e shoferit

Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Penal, të cilat Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi  në mënyrë eksprese pas procedurës së shkurtuar (me flamur evropian), dhe i nënshkroi presidenti Stevo Pendarovski, u botuan në “Gazetën Zyrtare” të datës 7 shtator 2023.

Ndryshimet lidhen me 38 nene të Kodit Penal, nga të cilët qeveria tha se 35 janë për përputhje me direktivat e BE. Ajo që shkaktoi një stuhi reagimesh negative në opinion është se ndryshimet përfshinin ndryshime në nenet që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare (neni 353) dhe bashkim kriminal (neni 394). Me votimin, deputetët ulën dënimet e parashikuara për të dyja veprat, vendosën kufirin maksimal të dënimit dhe shfuqizuan një paragraf nga neni për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare. Duke vepruar kështu, ata parashikuan vjetërsimin e mëhershëm të veprave kriminale.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.