Mijallkov nga Prokuroria dërgohet në burg shtëpiak

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov nga Prokuroria nën përcjellje të madhe të forcave policore është dërguar na burg shtëpiak. Avokati i Mijallkov, Petar Vasillev nuk u përgjigj ndaj pyetjeve të gazetarëve.

Kamerat nuk arritën të kapin Sasho Mijallkovin për shkak të errësirës së xhamave të makinave të policisë.

Kujtojmë që Gjykata Themelore Penale – Shkup lëshoi një vendim për burg shtëpiak për të akuzuarin Sasho Mijallkov dhe mbikëqyrje me video dhe audio 24 orë. /SHENJA/