Mijaçiq: “Asociacioni i komunave serbe” kurrë s’do të formohet derisa Albini ta qeverisë Kosovën

Dragisha Mijaçiq Koordinator i Grupeve Punuese për antarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE), në programin e mëngjesit të Televizionit Publik serb “RTS”, siç njofton TV Syri, pa e fshehur fare objektivin politik të Beogradit, i zhveshur nga gjuha diplomatike, ka deklaruar:

“Asociaciacioni i Komunave me shumicë serbe kurrë nuk do të formohet derisa Albin Kurti do të qeverisë në Kosovë, prandaj 28 dhjetori është një rast i mirë që ai të largohet.”

Në këtë linjë, mbrëmë në “PRESSING”, kur u shtrua pyetja se a do të duhej perfshirë edhe Listen serbe (kunder Albinit), dy panelistët njëzëri [Baton H. dhe Valon S.] u shprehën:
“Po s’ka lidhje ajo, me krejt kena mu bo bashkë e me e hjek kete budallaki (dmth.Albinin).”