Migrantë janë zbuluar në Demir Kapi, shoferi i cili i ka transportuar, ka ikur

epaselect epa08191263 Sixty-seven migrants, who were rescued by Sea Rescue members from a boat near Alboran Island, arrive at Motril Port in Granada, Spain, 03 February 2020. EPA-EFE/MIGUEL PAQUET

Migrantë janë zbuluar mbrëmë në Demir Kapi, shoferi që i ka transportuar, ka ikur. Këtë e konfirmoi sot për MIA-n, Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.

“Mbrëmë rreth orës 23:20 në Gradsko në drejtim të Gjevgjelisë, nëpunës policorë kanë tentuar të ndalin automjet të tipit ‘audi’, me targa të Shkupit, i cili nuk është ndalur, por e ka rritur shpejtësinë. Në mbikalimin Përzhdevski ëshët përplasur në një automojet zyrtar dhe është ndalur, ndërsa shoferi ka ikur. Në automjetin janë gjetur 10 persona migrantë nga India, të cilët janë transferuar në Qendrën për pranim dhe tranzit në Gjevgjeli”, tha Dodevski.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga një ekip nga Stacioni policor Negotinë dhe prokurori publik.