Micotakis: Marrëveshjet kanë të bëjnë me shtetet dhe jo qeveritë

Marrëveshjet kanë të bëjnë me shtetet dhe jo qeveritë, nënvizoi kryeministri grek Krijakos Micotakis në intervistën për televizionin “Mega”, në lidhje me ngjarjet e fundit tek ne dhe Marrëveshjen e Prespës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis edhe një herë e përsëriti qëndrimin e tij se për momentin kur marrëveshja është ratifikuar, ata do ta zbatojnë.

“Edhe përskaj mangësive që i përmenda në marrëveshjen, asnjëherë askënd nuk e mashtrova dhe nga fillimi tregova se për momentin kjo marrëveshje do të ratifikohet në Kuvendin grek, jam i detyruar ta zbatoj dhe me shumë kujdes të ndjek zbatimin e tij”, tha Micotakis.

Ai shtoi se “pikërisht me ndjekjen e këtij procesi është e lidhur” edhe çështja se kur në Kuvendin grek do të sjellën për ratifikim tre memorandumet me vendin tonë.

Në komentimin e gazetares se “deri më tani nuk kishte probleme në Maqedoninë e Veriut” dhe sërisht nuk u vendosen në rend të ditës, Micotakis u përgjigj shkurt për këtë , se ata do ta vlerësojnë kohën e duhur.