Kreu i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ftuar sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat i bëri thirrje Presidentit, Stevo Pendarovski që të thërrasë sa më parë takimin e liderëve, në të cilën të diskutohet për propozimin e partisë në pushtet, LSDM-së dhe partive të tjera që e mbështesin rimbledhjen e Kuvendit.
“Shfrytëzoj këtë mundësi në televizionin tuaj për t’i bërë thirrje Presidentit të vendit, të mos krijojë tensione në vend, të mos kundërshtojë dhe tejkaloj se kush është me zë të lartë …, të bëjmë një takim udhëheqës, të hapim kartat, le të na prezantojë zoti Zoran Zaev, cili është qëllimi i këtij tubimi antikushtetues dhe le të shohim nëse mund të pajtohemi ”, tha Mickoski.