Mickovski në Hungari: EU të jetë e sinqert me Ballkanin

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ka qëndruar për vizitë pune në Budapest ku është takuar me zyrtarë të ndryshëm hungarez. Temat aktuale politike, problemet me fqiun lindor, situata ekonomike dhe sfidat me pandeminë kanë qenë temë e bisedimeve me politikanët hungarez thotë lideri i opozitës maqedonase, Mickovski. Nga kreu i qeverisë hungareze Viktor Orban dhe ministri i jashtëm Peter Sijarto, Mickovski ka pranuar përkrahje të padyshimt ndaj RMV-së në rrugën e saj eurointegruese.

“Biseduam për rrugën e bllokuar të RMV-së në suaza të Bashkimit Evropian dhe nikoqirët tanë treguan përvojën e tyre se si kanë rrjedhur bisedimet kur Hungaria është bëre anëtare e BE-së. Nga ana e nikoqirëve edhe njëherë u riafirmua përkrahae e padyshimt, për RMV-n, qytetarët e RMV-së dhe përkrahja e parezvë në rrugën euro-integruese që RMV një ditë të jetë anëtare e BE-së.”, tha Hristijna Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në takim me zyrtarët hungarez Mickovski ka thënë se është e vërtetë që RMV ka ngecur në reforma, numëron në vend, nuk ka përmbushur premtimet dhe nuk përkushtohet në integrimin e vendit, por ka kritikuar edhe BE-në për pamundësinë e krijimit të situatës që të gjitha vendet anëtare të saj t’ja shtrijnë dorën e sinqert Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera aspirante për tu bëre anëtare e unionit.