Mickoski: Zgjedhjet parlamentare nuk janë prioritet, kjo situatë nuk duhet të politizohet

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare për momentin nuk është prioritet, raporton TV21.

Ai në një konferencë gjatë ditës ka thënë se për momentin, prioritet është shëndeti i qytetarëve, mbajtja e qetësisë dhe stabiliteti ekonomik.

Mickoski ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve është temë e cila do të diskutohet pas qetsimit të situatës. Ai ka shtuar se në bisedë me liderët e të gjitha partive politke është vendosur që të ketë moratorium nga të gjitha aktiviteteve zgjedhore.

“A do të mbahen zgjedhjet? U morrëm vesh nëpërmes telefonit që ta ndjekim ngjarjen me kujdes dhe të marrim vendime. Kuptohet për momentin kjo nuk është prioritet, prioritet për momentin është se sit ë mbrohen qytetarët, sit ë rriten masat preventive për ndalimin e përhapjes së virusit, të mos shpërndahet paniku mes qytetarëve dhe gjendja ekonomike të jetë e qëndrueshme”, tha Micskosi.

Ai tha se kjo është ngjarje mbi partiake dhe se nuk duhet të politizohet.