Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka kërkuar që kryeministri Zoran Zaev të kërkoj falje popullit maqedonas dhe të jep dorëheqje. Gjatë protestës para Qeverisë, Mickoski ka thënë se kjo është protestë e popullit dhe jo e partive politike.
“Kjo është protestë e të gjithëve kundër çmendurive të një personi. Do të fitojmë nëse jemi të bashkuar. Çdoherë kur kemi qenë të bashkuar edhe kemi fituar. Dëshiroj tu dërgoj mesazh edhe anëtarëve të LSDM-së. Duhet ta kundërshtoni Zoran Zaevin për shkak se ai nuk është Maqedonia. Duke e mbrojtur partin tuaj nga Zaev cdonjëri prej juve e mbron Maqedoninë. Kemi dallime, por synimi jonë më i madh është ta ruajmë fytyrën tonë dhe identitetin”, deklaroi Mickoski, raporton SHENJA.
Protesta nën moton “Protestë tani, që të mos bëhet shumë vonë” nisi nga Qendra Sportive “Boris Trajkovski” dhe përfundoi tek objekti i Qeverisë.