Mickoski: VMRO do ta përkrah Danella Arsovskën për Qytetin e Shkupit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp, ka thënë se partia e tij do të përkrah kandidaturën e pavarur të Danella Arsovskës për qytetin e Shkupit.

“Jam i bindur se do e kemi kryetaren e ardhshme të Shkupit. Të bashkohemi me gruan e cila do të bëj ndryshimin. Shkupi meriton grua e cila do të mbron interesat e qytetarëve. Jam i bindur se ajo do të fitojë në garën për qytetin. Shkupi nuk guxon të pres edhe katër vjet me kryetar arrogant, njerëz të cilët pas katër viteve do të ju thonë se vetëm se nuk i kanë filluar projektet që është dashur t’i fillojnë në fillim të mandatit”, ka thënë Mickosi, raporton SHENJA.

Ai tha se sot kanë sjellë vendim të sigurt, për një fitore me Danella Arsovskën.