Mickoski takon diasporën: Na nevojitet secili që ka mësuar diçka jashtë dhe është i gatshëm ta investojë në vend

-Maqedonia sot është një vend që po zhvillohet, një shtëpi ku ka vend për të gjithë njerëzit, ata që janë këtu, por edhe ata që kanë ikur jashtë. Na nevojitet çdo maqedonas që dëshiron të kontribuojë për atdheun. Na nevojitet secili që ka mësuar diçka jashtë dhe është i gatshëm ta investojë atë në vendin e vet. Na nevojitet çdo person që beson se kjo tokë mund dhe duhet të bëhet një vend më i mirë për të jetuar. Përmes shembullit tuaj, sot dërgojmë një mesazh për rikthim drejt të gjithë njerëzve tanë nga Maqedonia që janë përhapur nëpër botë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në forumit për rikthimin e qytetarëve që po mbahet në Qeveri.

Flas, tha Mickoski, para njerëzve që kanë një rëndësi të veçantë në shoqëri, që e njohin atdheun, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, njerëz që ikën jo sepse donin të largoheshin, por sepse jeta, koha dhe rrethanat i detyruan të kërkojnë kushte më të mira, siguri dhe perspektivë. Dhe, më e rëndësishmja, janë njerëz që u kthyen dhe këtu filluan një histori të re suksesi, theksoi kryeministri.

“Rikthimi juaj nuk është simbolik, por thelbësor. Është mesazh se Maqedonia nuk është harruar, se rrënjët nuk janë këputur, se dashuria për shtëpinë nuk zhduket pavarësisht viteve dhe largësisë. Dua të them qartë dhe sinqerisht, nuk mund të zemërohemi me ata që ikën, i kuptojmë. E kuptojmë vështirësinë e tyre, luftën dhe vendimet e vështira. Shumë ikën sepse nuk kishin zgjidhje. Por, sa larg të shkojë njeriu, zemra gjithmonë tërhiqet prapa, sepse, siç thotë urtësia e popullit tonë, guri i rënd peshon në vendin e vet”, theksoi Mickoski.

Ai vlerëson sado që të suksesshëm të jenë maqedonasit në botë dhe kudo që të jenë, ata gjithmonë do të jenë të huaj.

“Vetëm në shtëpi je vetvetja, vetëm në shtëpi emri yt, puna jote dhe historia jote kanë rrënjë të thella dhe vlerë të qëndrueshme. Ju që jeni këtu sot jeni dëshmi e gjallë për këtë. Keni treguar se njohuritë dhe përvoja e fituar jashtë nuk humbasin kur kthehesh, por marrin kuptim dhe bëhen themeli për biznese të reja, vende pune, ide dhe energji të re në ekonominë tonë. Sot Maqedonia nuk është vend që qëndron në vend. Maqedonia po ndryshon dhe po zhvillohet. Ekonomia rritet, investohet në industri, energjetikë dhe infrastrukturë. Ndërtohen rrugë, fabrika dhe kapacitete që sjellin vlerë të shtuar. Hapet hapësirë për sipërmarrësi, për inovacione për të rinjtë dhe për ata që duan të investojnë dhe të krijojnë shtëpi”, theksoi kryeministri Mickoski.

Si Qeveri, shtoi ai, detyra e tyre është të krijojnë kushte, të sigurojnë stabilitet, siguri ligjore, mbështetje për investime dhe drejtim të qartë për zhvillim.

“Por, asnjë strategji dhe asnjë plan nuk mund të ketë sukses pa njerëz. Një shtet nuk ndërtohet vetëm me institucione, por me mendje, njohuri, përvojë dhe guxim për të marrë përgjegjësi. Prandaj, ne dërgojmë mesazh të qartë se na nevojitet çdo maqedonas që dëshiron të kontribuojë për atdheun. Na nevojitet secili që ka mësuar diçka jashtë dhe është i gatshëm ta investojë atë këtu. Na nevojitet çdo person që beson se kjo tokë mund dhe duhet të bëhet një vend më i mirë për të jetuar. Përmes shembullit tuaj sot dërgojmë mesazh për rikthim tek të gjithë njerëzit tanë nga Maqedonia që janë përhapur në botë. Ju kuptojmë, ju respektojmë dhe dyert tuaja janë hapur gjerësisht“, tha ai.

Ai shtoi se nuk premtojnë një rrugë të lehtë, por kuptim dhe mundësi për të qenë pjesë e diçkaje më të madhe.

“Ofrojmë mundësinë që puna juaj të mos jetë vetëm sukses personal, por të kontribuojë për komunitetin dhe gjeneratat e ardhshme. Shtëpia nuk është e përsosur, ajo ndërtohet, përmirësohet dhe zhvillohet. Dhe Maqedonia jonë e përbashkët është pikërisht kjo – një shtëpi që ndërtohet dhe ku ka vend për të gjithë njerëzit e saj. Ju jeni dëshmi se është e mundur, ju jeni shembull që rikthimi është fuqi dhe ju jeni zëri që mund t’u tregojë të tjerëve se guri, kur kthehet në vendin e vet, rëndon më shumë”, potencoi kryeministri Mickoski.

Forumi vazhdon me fjalime nga shtetas të Maqedoni që janë kthyer në vend, si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme.