Mickoski: Spasovski s’flet drejt për zbatimin e ligjit të gjuhëve

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se nëse kushti i partive shqiptare për koalicion do të jetë avancimi i shqipes, ata duhet të jenë të gatshme të pranojnë disa kërkesa të tjera. Ai aludoi në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Mickoski e konsideron si jo të vërtetë deklaratën e kryeministrit Spasovski se zbatimi i ligjit të gjuhëve vijon sipas parashikimeve. Mickoski është i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” që do të transmetohet sonte në ora 22 në Alsat.

Nëse e dëgjojmë atë që e thotë Oliver Spasovski, në rregull, supozoj se edhe ai do të vijë në emisionin tuaj dhe të tregojë si zbatohet ligji dhe a është i suksesshëm zbatimi. Të shkojmë në Dellçevë dhe të shohim a është i suksesshëm zbatimi i ligjit të gjuhëve. Mendoj se nuk është. Kush gënjen këtu? Nëse ju e lexoni non-paperin francez i cili, supozoj, tani do të jetë bazë për negociata sipas metodologjisë së re, aty qartë thuhet se negociatat e institucioneve ndërkombëtare siç janë edhe Komisioni i Venecias dhe GREKO, të pranohen dhe integrohet në sistemin e drejtësisë të një shteti- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Alsat