Mickoski: Qeveria e kaluar hyri në një aventurë, e bllokoi procesin eurointegrues të vendit

Vetëm i vërtetojnë ato teza që i kemi pasur nga momenti i parë, se nuk janë bullgarët në Kushtetutë kërkesa e vetme, por ridefinim i plotë i identitetit maqedonas, tha kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen se si e komenton reagimin e Ministrisë së Jashtme bullgare, ku nuk përmendet gjuha maqedonase.

Mikcoski i bëri thirrje opozitës për bashkim në çështjen ndaj Bullgarisë dhe në mbrojtje të interesave kombëtare maqedonase.

“Por këto janë ditë kur duhet të falim, të bashkohemi, të bëhemi bashkë si popull dhe si komb. Mendoj se përfundimisht si popull do të kuptojmë se pa dallim nëse jemi në pushtet apo opozitë, për disa çështje, thjesht duhet të jemi bashkë. Më vjen keq që ndodhi që qeveria e kaluar hyri në atë aventurë në atë mënyrë dhe e bllokoi procesin eurointegrues të shtetit.

Më vjen keq që e pranoi kapitullimin, respektivisht ultimatumin e fqinjit lindor, në vend që të na dëgjonin edhe atëherë, po ja serish apeloj te opozita, është shtrirë dora. Le të heqin dorë nga ato teza që i dëgjojmë në publik dhe përfundimisht le të dalin në mbrojtje të interesave kombëtare maqedonase”, tha Mickoski.