Mickoski: Po të na dëgjonin, nuk do të digjeshin 14 persona në Tetovë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte në debate zgjedhore në TV21, ka folur edhe për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë ku jetën e humbën 14 persona. Thotë se po t’i kishin dëgjuar nuk do të digjeshin 14 persona.

“Por ata nuk dëgjojnë, sërish mendojnë se janë të fuqishëm, shumë të zgjuar dhe prandaj ndodhin tragjedi të cilat janë edhe katastrofike”, tha Mickoski në debate zgjedhore në TV21.