Mickoski për zjarret: Qendra të pushtetit brenda dhe jashtë shtetit nuk duan që kjo qeveri të ketë sukses, do të mposhten!

Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Trubareva, ku mbrëmë u dogj një fabrikë për mbetje teknologjike, tha se është i bindur që shumë nga zjarret që kanë ndodhur sivjet, janë shkaktuar qëllimisht, përcjell TV21. Mickoski tha se ka qendra të pushtetit brenda dhe jashtë shtetit, që nuk duan që kjo qeveri të ketë sukses, ndërsa shtoi se të njëjtat, do të mposhten.

“Varet cilat shërbime. Nëse mendoni për shërbimet e shtetit, dua të them se gjëra të këtilla ndodhin, dhe nuk do të ndalen. Dhe dua t’u apeloj qytetarëve se trillime të këtilla, diversione do të ketë edhe në periudhën që vijon, për shkak se ka qendra të pushtetit, në shtet dhe jashtë që nuk duna që kjo qeveri të ketë sukses, por ne do të luftojmë. Ata do të vazhdojnë të sajojnë, të shpikin, të përfitojnë në mënyrë të pandershme, ndërsa ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë dhe në fund do të fitojmë. Kështu që dua t’i dërgoj mesazh të gjithë qytetarëve, se kjo që po ndodh tani dhe ajo që ka ndodhur këtë verë, me të cilën jemi ballafaquar me sukses, do të vazhdojë, sepse dikush ka interes të ndodhë, por do të mposhten. G: A keni informacione nga shërbimet se me të vërtet kjo është e organizuar dhe nga kush vjen? Po, kemi informacione. G: Nga kush vjen? Nga qendra në shtet dhe jashtë”, tha mes tjerash Mickoski.