Mickoski: Për asnjë çmim nuk pranoj se deri në 45-tën maqedonasit ishin bullgarë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ulet të bisedojë me Qeverinë për të gjetur konsensur kombëtar në lidhje me Bullgarinë, tha se pavarësisht paralajmërimeve për të mos nënshkruar marrëveshjen, Qeveria e nënshkroi atë, duke shtuar më tej se vetëm një politikan amator mund t’i vendosë ngjarjet historike në rend të ditës në mënyrë që vendi përparojë drejt Bashkim Evropian.

Mickoski është decid në atë se nuk ka asnjë çmim që do ta detyrojë deri në 45-tën maqedonasit ishte bullgarë dhe se gjuha maqedonase ishte bullgarë, përcjell SHENJA.

“Dhe për çfarë të flasim, shkuan atje dhe nënshkruan një marrëveshje siç menduan se duhet ta nënshkruanin. Ne u thamë atyre që të mos nënshkruajnë një marrëveshje sepse vetëm një amator politik mund të vendosë ngjarjet historike në Ballkan në rendin e ditës në mënyrë që vendi të përparojë drejt Bashkim Evropian. Dhe për çfarë të ulemi të flasim, që të na tregojnë se nëse duam Bashkim Evropian duhet të pranojmë se ishim Bullgarë deri në 45-tën dhe se gjuha maqedonase ishte bullgare. Unë këtë nuk e pranojë dhe nuk ka asnjë çmim që mund ta pranojë këtë. Nuk dua të flas për këtë”, deklaroi Mickoski.