Mickoski për Agjendën Reformuese: Disa reforma nuk do të realizohen për shkaqe objektive, i kemi njoftuar ndërkombëtarët

Një pjesë e reformave po realizohen, por një pjesë, për shkaqe objektive nuk do të realizohen, dhe për këtë janë njoftuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, tha kryeministri Hristijan Mickoski para ambasadorëve gjatë prezantimit të përparimit të reformave nga Agjenda Reformuese.

“Si Qeveri, kur u zgjodhëm para pak më pak se 20 muajsh, kishim një listë indikative hapash të cilët duhet t’i realizonim, praktikisht vitin e parë e gjysmë miratoheshin,e ngjashëm, duke punuar me BE-në. Aty diku në fillim të vitit 2025 që të rrumbullakosej ai proces, filluan hapat të realizohen, normalisht derisa u intensifikua ai proces, vlerësoj se u realizuan një numër i caktuar hapash, e pastaj u shpallën zgjedhjet lokale dhe për shkak të legjislacionit tonëtë brendshëm, ne nuk arritëm ta ndiqnim atë dinamikë varësisht nga ambiciet tona. Dhe pasi që atëherë Parlamenti pothuajse është në formë teknike dhe nuk punon, si dhe institucionet e tjera, patëm një pauzë disa mujore. Por menjëherë pas zgjedhjeve lokale, aty diku nga muaji nëntor, intensivisht punuam në Agjendën Reformuese dhe në realizimin e hapave që janë pjesë e Agjendës Reformuese dhe atyre hapave që mund t’i realizojmë. Ata që nuk mundemi, objektivisht tregojmë pse nuk mundemi, sepse nuk do të dëshironim të ishim një Qeveri e cila premton një gjë para partnerëve tanë nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa bën diçka tjetër pas perdes. Atë që mund ta realizojmë, do ta realizojmë, për atë që nuk mundemi do të japim argumentet tona pse nuk mundemi, dhe jemi të gatshëm gjithmonë për dialog të sinqertë dhe bisedë me partnerët tanë nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht me partnerët tanë nga BE-ja”, theksoi kryeministri Mickoski në brifingun e sotëm për Agjendën Reformuese me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.