Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot duke komentuar rastin me Onkologjinë, ku dyshohet se janë keqpërdorur terapitë e pacientëve me kancer, tha se për këtë do të kërkojë përgjegjësi pasi që ta merr drejtimin e Qeverisë, përcjell TV21. Mickoski thotë se kjo do të ndodhë pas disa muajve.
“Për disa muaj nga sot, do të kemi një qeveri të re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe se ata që e vunë këtë nën qilim dhe ata që janë pjesë e këtij shoqërimi të tmerrshëm mafioz do të dalin para drejtësisë sa më shpejt, ndërsaunë personalisht a do të kërkoj dënime më të larta për ata që tentojnë ta fusin rastin nën qilim, por edhe për ata që janë më përgjegjësit për këtë që ndodhi”, theksoi Mickoski.




