Mickoski: Pas 20 vitesh rrezikojmë të jemi nën 1 milion banorë

North Macedonia's Prime Minister-elected and VMRO-DPMNE's party leader Hristijan Mickoski delivers a speech after receiving the mandate to form a new government, at the president's office in Skopje, on June 6, 2024. The right-wing VMRO-DPMNE party won the parliamentary elections on May 8, 2024. Its party leader Hristijan Mickoski has a deadline of 20 days to form a new government after receiving the mandate, on June 6, 2024. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP)

Kryeministri Hristijan Mickoski ka ngitur sot sërish shqetësime për trendet negative demografike në vend dhe ka porositur qytetarët që të krijojnë familje me më shumë fëmijë. Mickoski tha se recesioni demografik zgjat më shumë se 70 vjet, me çka ndau të dhëna alarmuese sipas të cilave, në vitin 1950 në Maqedoni ka pasur mbi 50.000 foshnja, ndërsa në vitin 2024 kemi vetëm rreth 16.000 foshnja. Kjo rënie, sipas tij ka dy arsye kryesore: emigrimi i të rinjve dhe ulja e natalitetit dhe e fertilitetit. Ai më tej shtoi se, edhe pse sipas regjistrimit të fundit ka mbi 1.8 milionë, numri real i popullësisë nuk tejkalon shifrën e 1,5 milionëve.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Pas 20 vitesh kam frikë se do të jemi shtet nën 1 milion banorë dhe atëherë do të kemi për një pensionist vetëm një të punësuar. Kjo do të thotë kolaps për fondin pensional, kjo do të thotë kolaps për fondin shëndetësor. Çdokush që e trajton këtë si lojë dhe nuk e kupton sa serioze është, nuk ia do të mirën shtetit. Le të më quajnë konservator, të prapambetur, si të duan le të më quajnë, por kjo duhet të jetë prioriteti i parë i kësaj Qeverie dhe i të gjitha Qeverive të ardhshme, e ajo janë familjet me shumë fëmijë. Unë dua t’u drejtohem me një mesazh të qartë të gjithë qytetarëve maqedonas – krijimi i familjes, krijimi i një familjeje me shumë fëmijë është akti më i lartë patriotik i një populli për atdheun e vet”.

Drejtoresha e UNFPA-së për rajonin e Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Florens Bauer, ka përshëndetur përkushtimin e Qeverisë për të trajtuar rezistencën demografike si prioritet dhe për të miratuar politika në këtë drejtim. Por, ajo shtoi se, duhet të investohet në njerëz nga mosha më e vogël deri te ajo më e madhe, duke theksuar rëndësinë e plakjes së shëndetshme.

Florens Bauer, UNFPA

Duam t’i mbështesim familjet në zgjedhjet që duan të bëjnë. Kur i pyesim njerëzit sa fëmijë duan të kenë, zakonisht thonë mes 2 dhe 3 që është shumë më shumë se numri i fëmijëve që i kanë realisht. Do të thotë, sfidat kur flasim për shoqëri me rezistencë demografike është që të kemi njerëz që të lindin aq fëmijë sa duan. Prioriteti më i madh i UNFPA-së është që t’i mbështesë vendet që të jenë rezistente ndaj demografisë përmes investimi në njerëz dhe kapitali njerëzor të jetë thelbësor”.

Këto deklarata u bënë gjatë promovimit të programit pesëvjeçar 2026-2030 të UNFPA-së për vendin, me titull – Trendet demografike – aksion i përbashkët për investim dhe shfrytëzim të kapitalit njerëzor përmes këtij programit të Qeverisë dhe Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara.

Programi është miratuar nga Qeveria, në përputhje me prioritetet dhe angazhimet kombëtare me fokus në Strategjinë Kombëtare Demografike 2024-2044, si dhe me Kornizën për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm midis Republikës së Maqedonisë dhe Kombeve të Bashkuara, një dokument strategjik që udhëzon punën e të gjitha agjencive të OKB-së që veprojnë në vend, në pesë vitet e ardhshme.