Mickoski: Nëse rasti “Haraçi” nuk shkon në interes të opinionit do të publikojmë dokumentet

Në qoftë se OBRM-PDUKM vlerëson se rasti “Haraçi” largohet nga realiteti dhe nuk i sjell dobi për opinionin, Hristijan Mickoski njoftoi se do të publikojë dokumentet, të cilat ai paraqiti në një konferencë shtypi në shtator që ai pretendonte se ishin marrë nga një dëshmitarë. Pse nuk i kanë publikuar deri më tani ato, ai thotë se, nuk është sepse ata janë të kënaqur me procesin, por për “arsye taktike”.

“Ne jemi duke pritur që procesi të zhvillohet. Deri më tani nuk jemi të kënaqur, përkundrazi. Ne mendojmë se ka abuzim dhe maskim klasik të inspiruesve dhe skenaristëve të vërtetë në të gjithë këtë rast, por së shpejti, nëse shohim se ky proces largohet nga realiteti, opinioni do të jetë dëshmitar i asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Ne jemi duke pritur për arsye taktike. Ne nuk presim për arsye që kemi besim. Ne kemi humbur besimin tek ‘gjyqësia Kacarska’ dhe ‘prokuroria Ruskovska’. Ne jemi në pritje për për arsye taktike”, thotë Mickoski në intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.

I pyetur për inçizimet e fundit të publikuar në Youtube, në të cilën dëgjohet zëri i Kamçevit, Mickoski tha se asnjëherë nuk është kërkuar nga ai që të takohet me Zaevin në lidhje me këtë rast.

“Unë as që kam ndërmend, dhe nuk më vjen ndërmend të flas me Zaevin për temën që ju po i referoheni. Me Zoran Zaev, kam biseduar në takimin e liderëve me Presidentin për tema me interes për shtetin, por unë nuk kam folur për këtë temë dhe as nuk kam menduar të flas me të”, thotë Mickoski në intervistë.