Hristijan Mickoski ka filluar aksionin “Maqedonia për të gjithë”, në kuadër të të cilës premton se me marrjen e pushtetit, do të zbatojë politika të kundërta me ato që zbatohen nga qeveria aktuale në sferën e gazifikimit. Sot nga Komuna e Gazibabës, kreu opozitar maqedonas premtoi energji elektrike më të lirë për të gjithë qytetarët, duke i cilësuar të gabuara politikat e aplikuara nga Qeveria Zaev.
Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-së
“Ne premtojmë gazifikimin e përfafërisht 50 përqind të amvisërive. Gjithashtu premtojmë kyçje falas në gaz, pa shpenzime shtesë. Kjo siguron sigurim të energjisë elektrike më e lirë. Ne nuk jemi një parti e mashtruesve politikë që themi një gjë para qytetarëve dhe bëjmë një tjetër, duke harruar premtimet. Ne jemi parti që e mban fjalën”.





