Mickoski: Kovaçevski do të dështojë në hapjen e Kushtetutës

Kreu i VMRO-DOMNE-së, Hristijan Mickoski tha se “Koalicioni për Ripërtëritjen e Maqedonisë” nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Mickoski tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski do të dështojë në hapjen e Kushtetutës.

“Kjo është edhe një politikë e Dimitar Kovaçevskit që do të mposhtet. Unë do ta përsëris që për këtë do të ketë përgjegjësi. Sërish do ta them, nuk e di se sa seriozisht na kuptuan, por për këtë do të ketë përgjegjësi”, tha Mickoski.