Mickoski: Koalicioni “Maqedonia yte” përbëhet prej 25 partive, në zgjedhjet lokale dalim me ofertë qytetare

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se me koalicionin zgjedhor në zgjedhjet lokale, pret një shtet dhe komuna më të fuqishme.

Ai tha se me liderët e partive në koalicion miratuan një deklaratë “Për Maqedoninë e qytetarëve dhe për komuna që krijojnë të ardhmen”.

“Koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM është padyshim koalicioni më i madh i cili është i përbërë nga 25 parti politike të cilat janë të natyrës së ndryshme dhe në masë të madhe paraqesin ngjyrën e shoqërisë së vendit. Strukturë dhe përkatësi e ndryshme, gjë që vetëm konfirmon se po bashkohemi rreth platformës së përbashkët që nënkupton sigurimin e një të ardhme dhe progresi”, tha Mickoski.

Zgjedhjet e ardhshme lokale sipas Mickoskit janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Pushtetet lokale janë kompetente për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Nuk ka rëndësi se çfarë lloj kryetari komune zgjidhet, ndërsa ne në periudhën e kaluar kemi treguar dhe dëshmuar se dimë t’i udhëheqim komunat pa asnjë skandal dhe me shumë punë. Në katër vitet e ardhshme të gjitha komunat do të kenë mbështetjen e pushtetit qendror. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me atë që çdo person në vend të bëjë zgjedhjen e duhur për vendin e tij, komunën tuaj, duke zgjedhur personin i cili do të luftojë për çdo person në shoqëri. Ai person duhet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të zgjidhë problemet. Prandaj do të dalim me ofertë dhe njerëz që do të jenë zëri i popullit në administratë dhe komuna dhe do të punojnë për qytetarët. Jemi të bindur se forca e shtetit nuk matet vetëm përmes institucioneve të tij në nivel qendror, por përmes jetës së përditshme në qytete dhe fshatra, në komuna ku qytetarët realizojnë të drejtat e tyre dhe shijojnë ëndrrat e tyre”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se janë të vendosur të ndërtojnë komuna që do të jenë shembull i qeverisjes demokratike, efikasitetit ekonomik, afirmimit kulturor dhe respektit të ndërsjellë.