Mickoski: Kemi situatë më serioze se sa zënkat politike

Shëndeti para së gjithash, ka qenë fjalia që e thash në momentet kur është vendosur çështja për ndodhitë e rëndësishme politike dhe zgjedhjet që duhej të mbahen në prill.

Unë ende jam në atë qëndrim, por problemi është që Qeveria ndaj kësaj është sjellë si floskulë e pastër, ndërsa në prapavijë është zhvilluar kanonadë e vërtetë e ngjarjeve të cilat flasin se aktrohet normalitet, bazuar në baza jo të shëndetshme që këto ditë shohim se përfundojnë me kapitullim klasik.

Dhe ashtu i gjithë shteti, të gjithë ne u bëmë peng të çmendurive në llogaritë e Zoran Zaevit për zgjedhje dhe humbje të ngushtë, ambiciet personale të Spasovskit dhe dëshirës së madhe për piar të disa ministrave.

Për mua është me të vërtetë joserioze të përplasemi përmes mediave sociale ose të shkruajmë statuse dhe thirremi përmes protaleve me liderin qeveritar, Zoran Zaev, pasi kemi situatë më të ndërlikuar se sa këtë temë ta shndërojmë në zënkë politike ose lojë fëmijësh të akuzave. Bëhet fjalë për mijëra jetë të qytetarëve.

Por, patjetër punët t’i themi në mënyrë reale ashtu siç janë.

Njerëzit me të drejtë pyesin se pse kanë qëndruar në shtëpi më shumë se 2 muaj kur kjo qeveri ka lejuar, për shkak të zgjedhjeve të shpejta të aktrojë normalitet të ri dhe t’i nënshtrojë gjithë qytetarët në rrezik të ri.

Çdo kritikë e imja e cila edhe atëherë dhe tani është e njëjtë dhe e përmbajtur, ka përfunduar nga pushteti me etiketime se VMRO-DPMNE ka ikur nga zgjedhjet dhe se situatat kanë qenë nën kontroll.

Patjetër të them se jam shumë i dëshpëruar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe vlerësimet e saj. Prandaj patjetër të shkarkohet ky Komision dhe të formohet trup nga profesionistë jopartiak që nuk do të udhëhiqen nga interesat politike, por nga interesat shëndetësore të qytetarëve. Neve na duhet sistem i besimit dhe profesionistë ku populli do të jetë i sigurt.

Patjetër të sillen vendime që nuk do të jenë nën përshtypjen e interesave të ngushta, por pasojë e mençurisë dhe dijes.

VMRO-DPMNE është ndryshe dhe ka pse qytetarët t’i besojnë VMRO-DPMNE-së.

Mbetemi bashkë me popullin t’i tejkalojmë këto momente serioze. Do të propozojmë masa që janë serioze dhe të qëndrueshme. Dhe vihemi tërësisht në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve me gjtiha forcat tona.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së