Mickoski: Fokusi kryesor do të jetë ekonomia, do të ndërtojmë autostradën Shkup-Bllacë

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski paralajmëroi 12 projekte ekonomike. Ndërtimi i autostradës Shkup-Manastir që sipas tij do të udhëtohet për një orë e 30 minuta.

“Do të ndërtojmë rrugë të reja por edhe ato që kanë filluar dhe nuk kanë mbaruar. Do të ndërtojmë edhe autostradën Shkup-Bllacë. Për një mandat do të investojmë 2 miliardë euro, në infrastrukturë”, tha Micksoki.

Kreu i opozitës Micksoki u shpreh se investimet në infrastrukturë, janë investime për të ardhmen.

“Nuk dua të premtoj diçka që nuk mund ta realizojmë, do të premtojmë vetëm atë që jemi të bindur se do t’i realizojmë. Shumica e projekteve tona ndërlidhen me infrastrukturën”, tha Mickoski.