Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se fituesi i zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 19 tetor, është i qartë dhe ai është koalicioni qeverisës i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton TV21.
Nga Zernovca, Mickoski bëri të ditur se po mendojnë për ditën pas zgjedhjeve lokale, pasi sipas tij, Qeveria do të jetë më e fuqishme dhe me numër të madh të komunave që do të udhëhiqen nga koalicioni qeverisës.
“Janë zgjedhje! Është e logjikshme, që të ketë tensione të caktuara në disa komuna në Maqedoni. Do të ishte e palogjikshme nëse nuk do të ishte ashtu Edhe pse është i qartë fituesi në këto zgjedhje lokale. Ne tashmë bëjmë plan për ditën pas tyre, sepse dita pas tyre do të thotë Qeveri e fuqishme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni me një numër të madh të komunave të udhëhequra nga koalicioni qeverisës. Kështu që, mendojmë tashmë për ditën pas zgjedhjeve”, tha Mickoski.