Mickoski: Filipçe dhe Ahmeti vetëm se do ta kthenin vendin hapa prapa, qeveria aktuale e dëshmuar se është vizionare

Në takiminme qytetarët e Zelenikovës, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, tha se kundërshtarët politikë si LSDM dhe BDI e dinë se kjo qeveri po sjell ndryshimin, prandaj po e ndjejnë humbjen.

“Kundërshtarët politikë nuk nxorën asnjë rezultat nga zgjedhjet e mëparshme dhe vazhduan me mënyrën e vjetër të të bërit të gjërave. Kështu po sillen në këtë fushatë, ndoshta paksa e çuditshme për mua, në mënyrë të pazakontë. Që nga dita e parë e fillimit të kësaj fushate, ata filluan një fushatë të zezë me sulme ndaj meje, ndaj njerëzve që janë pjesë e udhëheqjes së partisë, ndaj kandidatëve dhe kryetarëve të ardhshëm të bashkive me pasione të ulëta. Një nga udhëheqësit e asaj fushate të LSDM-së do të shkruajë sot se një marifet i madh në këtë fushatë do të ishte të gjendej trupi im i copëtuar në ato valixhe që disa persona u përpoqën t’i vendosnin pranë selisë së VMRO-DPMNE-së dhe pastaj të raportohej se dje ishte vendosur një bombë dhe në këtë mënyrë ata mendojnë se do të na shpërqendrojnë nga problemet reale, se do të na shpërqendrojnë nga plani dhe ambicia që kemi për të realizuar për qytetarët sepse vendi ynë është këtu para qytetarëve dhe për qytetarët. Ka politikanë që jetojnë nga Maqedonia dhe nga qytetarët dhe ka politikanë që jetojnë për Maqedoninë dhe qytetarët”, theksoi Mickoski.

Ai tha se në vetëm 15 muaj qeverisje, VMRO-DPMNE ka dëshmuar se ka vizion për zhvillimin e Maqedonisë.

“Gjatë 15 muajve të fundit, ne kemi ofruar një plan dhe një vizion se si ta zhvillojmë Maqedoninë. Ose do të zgjedhim një opsion me të cilin kthehemi prapa, një opsion që Venko, Dimçe dhe Ahmeti do të na kthejnë në të kaluarën, ose VMRO-DPMNE-në, e cila ka një vizion dhe një plan të qartë se si të luftojë për çdo familje, për çdo të ri”, tha Mickoski.