Mickoski: Dyshoj në zgjedhje të drejta dhe demokratike

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dyshon zgjedhjet e ardhme parlamentare do të jenë të drejta dhe demokratike. Ai shton se partia e tij e ka të vështirë të funksionojë me llogari bankare të bllokuar. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga ana tjetër, tha se nuk e shqetëson koalicioni LSDM-Besa, por shtoi se nevojat e qytetarëve tani për tani më së miri do të realizoheshin përmes partive etnike. Ahmeti tha se qëllimi përfundimtar i partisë që drejton nuk është të fituarit e zgjedhjeve, por forcimi i institucioneve shtetërore dhe demokracisë.

Këto janë politika të brendshme të partive politike. Secila parti ka autonomi të ndërtojë strategji. BDI ka ndërtuar strategji në bazë të përvojave në të kaluarën dhe ka vendosur të dalë e vetme në këto zgjedhje, me program. Për ne nuk ka ndonjë shqetësim. Megjithatë kemi vlerësuar se në këtë vend akoma janë të organizuar partitë por edhe psikologjia e ndërtimit është që përfaqësimin mund ta bëjnë vetëm partitë etnike dhe mbetet një qëllim në të ardhmen për të ndërtuar parti qytetare, mbi baza ideore- tha Ali Ahmeti, BDI.