Gjykata Supreme: Nuk ndikohemi nga jashtë!

Pas protestave të pushtetit dhe opozitës për drejtësi, reaguan Gjykatësit Suprem. Në një seancë të përgjithshme të Gjykatës Supreme, ata arritën në përfundimin se veprimet e partive politike i shqetësojnë ata, veçanërisht në prag të zgjedhjeve dhe u bën thirrje palëve që të përmbahen, si dhe gjithashtu t’u kushtojnë vëmendje fjalimeve të tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë veprimin e pavarur të gjykatësve.

Gjykata Supreme

“Duke analizuar ngjarjet e fundit të organizuara nga partitë politike, seanca e përgjithshme thekson nevojën për të siguruar kushte për veprim të pavarur dhe të paanshme të gjykatave në përputhje me ligjin dhe akte të tjera përkatëse, duke refuzuar kështu ndikimin e jashtëm në ndarjen e drejtësisë”.

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një protestë që filloi para Prokurorisë dhe mbaroi para gjykatave bëri thirrje për revizion ndaj të gjitha vendimeve të Gjykatës Supreme.

Të jem i sinqertë, unë nuk njoh asnjë në Gjykatën Supreme, e as kam komunikuar me dikë në Gjykatën Supreme, e as ka ardhur kush të komunikojë me mua. Por dëgjuam kush ishte ai me metodat “tras-tras”, sesi merren vesh kështu e ashtu se do vlejë një vendim gjyqësor deri në atë kohë e në këtë kohë, kjo është e rëndësishme për këtë dhe jam i turpëruar…- deklaroi Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja i ftoi gjykatësit suprem të tregojnë se kush u bën presion.

A janë të obliguar të thonë, duhet ta thonë prej nga e kanë presionin, si do ta çrrënjosim që nesër të mos ketë, nëse ka sot. Duhet ta thonë. “Ai bën presion”, “kështu e bën presionin” dhe vetëm kështu mund të shpërtojnë nga presionet e mundshme. Unë e di dhe supozoj se si mund të ketë ndodhur kjo, por duhet ta thonë. Sot ka liri, ata janë gjyqësor i vendit, janë Gjykatë supreme, nëse frikësohen ata, atëherë çfarë do të thonë qytetarët!- tha Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së.

Ndryshe, në seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme, është vendosur edhe për gjykatësit që duhet ta shqyrtojnë ankesën e ish kryetarit të Supremes, Jovo Vangellovski. Një pjesë e gjykatësve në Supreme kanë kërkuar të përjashtohen dhe të mos vendosin lidhur me ankesën e Vangellovskit, por kërkesa u është refuzuar. Vangellovski u shkarkua para gjashtë muajve për veprim joligjor dhe prej atëherë, Gjykata Supreme ende nuk ka marrë vendim nëse do ta pranojë ankesën e tij ose vendimin e Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e tij nga posti i gjykatësit.