Mickoski dorëzon propozimin për qeverinë e re, flet edhe për Ivan Stoilkoviq


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se ka dorëzuar në Kuvend propozimin për përbërjen e të qeverisë.

Ai tha pret që ky propozim të vendoset në rend dite gjatë fundjavës, gjegjësisht më 22-23 qershor.

I pyetur për propozimin që për zv. kryeministër të jetë Ivan Stoilkoviq i cili ka qëndrime pro ruse, Mickoski tha se çdo anëtarë i qeverisë duhet të ketë qëndrime pro vendit tonë.

“Çdo anëtarë i qeverisë duhet të ketë qëndrime pro vendit tonë. Çdokush i cili do të dalë jashtë kësaj rruge, pa dallim të pozicioneve pro ose kundër të ndonjërit, nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Atdheu ynë i përbashkët është Maqedonia dhe pres që të gjithë të jenë pro vendit tonë”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se qëndrime pro Maqedonisë janë edhe qëndrime pro qëndrimeve strategjike të vendit siç është anëtarë i fuqishëm i NATO-s dhe vend i cili pret të integrohet në BE.

I pyetur se si do të jetë pjesë e qeverisë nëse nuk ka certifikat të sigurisë, Mickoski tha se mund të numëroj dhjetëra raste ku anëtarët e qeverisë nuk kanë pasur certifikat sigurie.