Mickoski: Do të hetojmë se kush e ndihmoi Gruevskin të arratiset

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i pyetur nëse do ta presë Nikolla Gruevskin në aeroport në rast se partia e tij fiton zgjedhjet dhe formon Qeveri, u përgjigj se do të hetojë se kush e ndihmoi atë të arratiset. Mickoski shtoi se në këtë vend ekziston ligj i cili duhet të respektohet dhe cilido që ka gabuar para ligjit, qoftë Gruevski, Mickoski ose Zaevi duhet të përgjigjet. Këto komente Mickoski i bëri në emisionin “Magazina Ekonomike” që do të transmetohet sonte në ora 22:00./Alsat