Mickoski: BDI sa herë që kapet në krim, harrojnë agjendën e gjelbër dhe fillojnë me nacionalizëm

“Sa herë që BDI-ja kapet në krim, atëherë nuk ka agjendë të gjelbër, harrojnë agjendën e gjelbër, dhe hapin nacionalizmin”, theksoi kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Ai ka përmendur retorikën e kësaj partie në mitingjet e zgjedhjeve të fundit lokale në Tetovë, Kërçovë e Gostivar.

Mickoski shtoi se si mundet ministri i jashtëm Bujar Osmani të flas për çështjet nacionale maqedonase, identitetin, pa pyetur edhe ate si lider opozitar.

Mickoski shtoi se nëse  komentohet për zgjedhjen e Besmira Ejupit, atëherë BDI do ë akuzojë për nacionalizëm.

“Edhe kjo sipas tyre është nacionalizëm. Por ky nuk është nacionalizëm, tani ose i plotëson kriteret ose nuk i plotëson. “A ka cilësi apo jo”, tha Mickoski, duke komentuar emërimin dhe me pas anulimin e zgjedhjes së prezantueses Besmira Ejupi si konsulle në SHBA.(INA)