Mexhiti: Zero projekte për administratën, premtime dhe mashtrime

Nënkryetari i BDI nga i ashtuquajturi Grupi Zjarrit, Izet Mexhiti ka kritikuar mosrealizimin e premtimeve në administratë.

“Ekzekutiv i 2%…Të dashur përkrahës, në Zgjedhjet Parlamentare të Vitit 2020, votuesit tonë i ofruam 180 projekte dhe zotime të ndara në disa sektorë. Sot po ju përkujtoj për disa zotime për administratën publike, ku realizimi është 0 projekte!”, ka shkruar Mexhiti duke pasur si cak zvkryeministrin Artan Grubi.(INA)